27 prill 2009

Rosi: Ishim të lodhur nga Kupa e Italisë

Pas një serie rezultatesh pozitive mes të cilave edhe fitorja 2-1 në mesjavë kundër Juves në Kupën e Italisë, që e lejoi Lacion të dalë në finale, bardhekaltrit munden në “Olimpiko” 1-0 nga Atalanta. Sipas Delio Rosit, është pikërisht lodhja e shkaktuar nga largësia mes dy ndeshjeve, motivi kryesor i humbjes në shtëpi: “Na mungoi këmbëngulja, - vazhdoi Rosi. - Këmbët nuk lëviznin. U përpoqëm në çdo mënyrë, por nuk arritëm të shënojmë”. Trajneri i Lacios e mbyll duke folur për të ardhmen e tij: “Rinovimi i kontratës sime është problemi i fundit. Klubi do të bëjë vlerësimet e tij në fund të sezonit dhe unë do të bëj të miat”.