Tre gola për të kaluar Juven, tre gola për t’iu afruar Interit. Milani mund Palermon dhe konkretizon një rrokadë të bukur ndaj bardhezinjve. Por për Ançelotin, të arrijë Interin është shumë e vështirë: “Jo, ne duam të mbajmë larg ndjekëset tona në renditje, para së gjithash vendin e katërt, ku për momentin jemi 9 pikë larg, - shprehet trajneri i Milanit.
- Në dy ndeshjet e fundit kemi fituar shumë pikë dhe ky është objektivi ynë parësor”. Për sa i takon Kakàsë, Ançeloti shton: “Është kthyer në nivele të larta pas dy muajsh mungesë dhe paraqitja e tij në këto momente, të bën të kuptosh sa e vështirë është të luash pa të.
Vuajtëm dy muaj pa të dhe kjo na ndëshkoi në renditje. Çfarë Milani del nga ky sezon? Një Milan që nuk ka vetëm një “fytyrë”. Ne na pëlqen të luajmë me tri mesfushorë, pastaj gatishmëria e tri sulmuesve mund të ndryshohet. Edhe në të ardhmen do të luajmë me skemën 4-3-3.
Po e ardhmja ime? Marrëveshja është arritur tashmë. Në letër është një kontratë deri në 30 qershor 2010″.Në fund Ançeloti tregon identikitin e trajnerit të ardhshëm kuqezi: “Identikiti është: aziendalist, jo shumë i shëndoshë, por një djalosh i bukur”. Pra, Karlo Ançeloti.