Përforcohet pista Flamengo për Adrianon. Sipas asaj që shkruante dje shtypi brazilian, ish-sulmuesi i Interit tashmë, paska arritur një marrëveshje verbale me klubin “kariokë”. Adriano është i lirë të nënshkruajë me cilindo klub që dëshiron pasi ka zgjidhur kontratën me mirëkuptim që e lidhte me Interin deri në 30 qershor 2010. Që dy javë më parë, Adriano qenka takuar me zëvendëspresidentin e Flamengos Kleber Leite.
Në bazë të normave të Federatës Braziliane të Futbollit, Adriano nëse nënshkruan me klubin e ri brazilian, mund të debutojë vetëm në gusht, me rihapjen e merkatos zyrtare. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një federimi special që mund ta lejojë lojtarin të zbresë në fushë para kohe ose ndoshta më 9 maj.