03 prill 2009
Real Madridi kërkon zyrtarisht Maikonin
Deklaratat e Masimo Moratit, sipas të cilave Zlatan Ibrahimoviç është i shitshëm, "nëse ofrohet çmimi i duhur", duket se kanë bërë të shpërthejë një reaksion zinxhir. Sikurse ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle "AS", sigurisht jo shumë e duruar për sa i përket zërave për transfertat e merkatos, Reali i Madridit mësohet se i ka dërguar Interit një faks zyrtar me një ofertë formale për kartonin e brazilianit Maikon. Burim i lajmit mendohet të jetë Mario Rosi, konsulent i menaxherit të brazilianit, Antonio Kaliendo. Futbollisti do të bëhej pjesë e premtimeve të Florentino Perez në rast se do të merrte presidencën dhe do të kishte gati një kontratë 4 milionë eurosh.