03 prill 2009
Ançeloti, Milanit: Kontratë ose "addio"
Ançeloti dhe Galiani kishin dy javë kohë për t‘u takuar. Por duket se një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. Kështu që trajneri kuqezi, sikurse ishte parashikuar, ka lëshuar ultimatumin e tij: pa rinovim (pasi kontrata aktuale skadon pas një viti), secili do të zgjedhë rrugën e vet. Atë rrugë, që për Karleton është në drejtim të Londrës ose të Madridit. Lajmi është bërë i publik dje nga faqja e njohur italiane në internet, "Tgcom.it". Edhe pse në shtyp kanë qarkulluar falë për një respekt të ndërsjelltë si nga ana Galianit, ashtu edhe nga ajo e Ançelotit (deklarata e të dyve ka qenë: të vazhdojmë së bashku përpara, kemi një kontratë deri në 2010), për momentin situata propozon shumë paqartësi.