Eshtë një emër i ri në listën e blerjeve të mundshme të Milanit për sulmin. Eshtë ai i Edinaldo Batista Libano, i njohur si Grafite, që në Bundesligë me Volfsburgun po bën gjëra të mëdha. Sulmuesi brazilian, nga Gjermania, ka deklaruar se ka qenë gjithmonë një ëndërr për të të luajë në një nga klubet më të mëdha të botës:
“E pranoj se mundësia për të luajtur me Milanin më entuziazmon shumë. Në atë ekip ka shumë lojtarë brazilianë me të cilët do të mund të ndaja edhe fanellën e kombëtares braziliane”, ka thënë Grafite.