24 prill 2009
Mançini mund të kalojë te Bajern
Pas një viti pushimi total, Roberto Mançini përgatitet të kthehet në krye të një stoli. Me shumë mundësi jo në Itali. Gazetat gjermane vazhdojnë në fakt ta shoqërojnë emrin e tij me stolin e Bajernit të Mynihut, duke parë edhe rezultatet jo fort të kënaqshme të Jurgen Klinsmanit në stolin bavarez.Ish tekniku i Interit pranon që Bajerni i Mynihut është gjithmonë një nga skuadrat më të mira në botë dhe thekson se do të ishte një kënaqësi ta drejtonte atë.Më pas ai deklaron se “Nuk ka patur asnjë kontakt mes tij dhe drejtuesve bavarezë, pasi ata e kanë një trajner dhe janë në garë për titullin kampion të Gjermanisë. Por nëse një ditë do të ishte e mundur...” Roberto Mançini aktualisht ka një kontratë me Interin që zgjat deri në vitin 2012 dhe më parë se të firmosë për një ekip tjetër, i duhet të prishë kontratën me Moratin.