Liverpuli kërkon shërbimet e argjentinasit Gago
Skuadra e Liverpulit është e interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit argjentinas, Fernando Gago. Lajmi publikohet sot nga e përditshmja britanike “People”, e cila thotë se ky klub është vënë prej disa muajsh në ndjekje të tij.Futbollisti i Realit të Madridit ka shprehur prej kohësh dëshirën e për të luajtur në Premier Ligën angleze. Për momentin kampionët e Spanjës nuk kanë ndërmend ta lënë futbollistin e tyre në këtë merkato.