06 prill 2009

Klinsman: “Riberi nuk lëviz nga Bajern”

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jurgen Klinsman, blindon në këtë mënyrë sulmuesin e talentuar francez Frank Riberi, objektiv i klubeve më prestigjioze evropiane."Frank do të qëndrojë me ne gjithsesi, vendimin na përket neve. I kam thënë gjithmonë Frankut: ‘Zërat e merkatos konsideroji gjithmonë si kompliment, por edhe ne kemi objektiva ambiciozë këtu’. Ne duam ta forcojmë këtë ekip akoma më tepër dhe Frank e di këtë. Ai gjithashtu e di mirë se ne jemi një klub i aftë për t’u përballur me ekipet më të mira evropiane". Riberi kaloi tek Bajerni në verën e vitit 2007, kur la Marsejën për shumën 25 milionë euro. Kontrata e tij skadon në 2011 dhe ekipet më në zë të kontinentit si Barça, Juve, Real e Inter kërkojnë shërbimet e tij.