28 prill 2009

Igli Tare: Kontrata e Zarates çështje orësh

Qëndrimi i Mauro Zarates tek skuadra e Lacios duket se po merr rrugën e duhur. Këtë e konfirmon drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare, i cili deklaron se gjithçka mund të zgjidhet brenda pak orësh. “Gjithçka që duhej të bënim në Katar ne e bëmë, duke treguar dëshirën që sulmuesi të vazhdojë aventurën me ne. Por, shumë i rëndësishëm do të jetë edhe vullneti i lojtarit për të qëndruar në Romë. Kemi shumë besim dhe presim 30 prillin me optimizëm. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër, por mendoj se Zarate do jetë një lojtar i Lacios”, deklaron Igli Tare në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”.Sulmuesi argjentinas është në pronësi të klubit Al Saad, dhe nëse blerja e tij nuk kryhet deri më 30 prill, atëherë ai mund të largohet në drejtim të Katarit.