02 shkurt 2009

Zidan sjell Benzemën e Riberinë te Reali

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka propozuar dje një mundësi interesante për të ardhmen e Karim Benzemës. Bëhet fjalë për një opsion që e dërgon te Reali i Madridit. Rikthimi në presidencën madrilene i Florentino Perezit mund të sjellë në stafin drejtues edhe Zinedin Zidan, i cili kështu do të ishte “asi nën mëngë” për të marrë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Lionit. Për të përforcuar krahun e djathë flitet edhe për Riberi, marrëdhëniet e të cilit me Bajernin s’duken aq të mira sa në të kaluarën. Në këtë mënyrë, “L’Equipe” ka bërë të ditur se Zizu do të kërkojë të ndihmojë presidentin e ardhshëm të Realit në merkato, me synimin për të favorizuar zgjedhjen e tij.