26 shkurt 2009
Diego Forlan, autokritikë madrilenëve
Diego Forlan ka pranuar për mediat se mbeti i zhgënjyer që Atletiko e Madridit arriti vetëm një barazim në fushën e saj kundër Portos. Uruguajani arriti të shënojë pas një gabimi trashanik të portierit Helton, por ekipi i tij pësoi dy gola, duke lënë çdo gjë të hapur mbi kualifikimin që do të vendoset në takimin e radhës, pas dy javësh. “E dimë që nuk është rezultati më i mirë që mund të prisnim, por s’kemi çfarë të bëjmë. Gjithsesi, kualifikimin do përpiqemi ta sigurojmë në ndeshjen e ardhshme, - thekson Forlan – Për momentin nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për kampionatin, pasi edhe fitoret në Primera Divizion mund të na karikojnë për ndeshjen e kthimit”. Forlan është i vendosur që Atletiko të mos bëjë të njëjtat gabime në ndeshjen e kthimit. “Ne e dinim se Porto është një skuadër që luan shpejt, e sidomos që shfrytëzon kundërsulmin, por ndonëse i kishim studiuar ata, bëmë sërish të njëjtin gabim, - vazhdon Forlan. - Tani ne duhet të tregohemi të qetë, të mundohemi që të mos bëjmë më gabime dhe të krijojmë sa më shumë raste për të shënuar, por njëkohësisht edhe të jemi sa më solidë në mbrojtje”. Tifozët e Atletikos mbetën të pakënaqur pas takimit duke e shprehur qartë zhgënjimin e tyre, gjë për të cilën Forlani nuk habitet. “Është normale që ata janë të acaruar, kjo gjë ndodh gjithmonë kur skuadra nuk fiton”, përfundon sulmuesi i Atletikos