28 shkurt 2009

Lorik Cana do t’i mungojë sërish Marsejës

Lorik Cana vazhdon të vuajë akoma prej dëmtimit të pësuar në gju. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare është i dëmtuar që prej dy muaj e gjysmësh. Problemin e fundit Cana e ka shfaqur në përballjen me Tuenten ditën e enjte për Kupën Uefa. Kapiteni i marsejezëve ka kërkuar zëvëndësimin në minutën e 94-t, pasi nuk mund t’i vazhdonte dot 30 minutat shtesë të takimit.Dëmtimin e Lorik Canës e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Erik Gerets, duke deklaruar se ai është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Mungesa e kapitenit do të ndjehet për ekipin francez, sidomos në ndeshjen kundër Ajaksit të Amsterdamit për 1/8-at e Kupës Uefa.