26 shkurt 2009
Tomas Shaf beson te kualifikimi ndaj Milanit
Në prag të ndeshjes së sotme me Milanin, takim i vlefshëm për Kupën UEFA, trajneri i Verderit, Tomas Shaf, i bën një analizë rëndësisë që mbart në vetvete kjo sfidë. “Jam i kënaqur për nga mënyra se si luan skuadra, – është shprehur Shaf, – por më vjen keq për faktin që nuk po arrijmë të vjelim frytet e punës sonë. Përballë Milanit në Kupën UEFA do ta kemi të vështirë. Kuqezinjtë janë një skuadër e fortë, por jo e pathyeshme. Nëse do tregohemi agresivë në mesfushë e të luftojmë për çdo top, atëherë do kemi mundësi të dalim nga ‘San Siro’ me kualifikimin në xhep. Vetëm kështu mund të mposhtet Milani. Personalisht shpresoj që Verderi të kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës UEFA”, ka thënë tekniku gjerman.