26 shkurt 2009

Tirana dhe Elbasani ndahen sërish në barazim të bardhë

Përballja mes Tiranës dhe Elbasanit është ndarë sërish në paqe. Takimi i parë i luajtur dje në stadiumin kombëtar “Qemal stafa” për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë përfundoi përsëri në barazim 0-0. Kryeqytetasit patën premtuar një bollëk golash, të cilët do t’i siguronin kualifikimin për në turin tjetër që në këtë ndeshje. Por, Elbasani tregoi edhe një herë brenda në Tiranë se barazimi i së shtunës në kampionat nuk ishte rastësi. Më i zhgënjyeri i këtij takimi ishte trajneri i Tiranës, Agustin Kola, i cili nuk u prononcua fare për mediat. Kualifikimi për në çerekfinale mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e ardhshme do të luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, stadiumi i “ferrit” për Tiranën.