28 shkurt 2009

City do ta shesë Robinhon

Manchester City raportohet se është i gatshëm të shesë në fund të sezonit lojtarin më të shtrenjtë të Premierligës, Robinhon.
Daily Mail, duke u bazuar në disa burime të afërta me pronarët arab, thotë se klubi dëshiron t’i zvogëlojë harxhimet e veta nëse do të marrë ndonjë ofertë të pranueshme për sulmuesin. Është e kuptueshme se kompania që ka në pronë Cityn, Abu Dhabi United Group, është e bindur se Robinho nuk ka dëshmuar suksesin të cilin pronarët kanë shpresuar kur e blenë për 32.5 milionë funte nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Forma e Robinhos ka qenë larg nga ajo e pritura dhe ai ka pasur edhe ndikim negativ tek anëtarët tjerë të ekipit së bashku, me brazilianin tjetër Elano. Mark Hughes raportohet se do të pranojë ta shesë brazilianin gjatë verës, pasi edhe vetë 25-vjeçari duket i pakënaqur në Eastlands.