26 shkurt 2009

Spaleti pret i qetësfidën e “Olimpiko”

Jam shumë i sigurt se ndeshja e kthimit në Romë do të jetë krejtë sisht një histori tjetër”. Luçiano Spaleti, pavarësisht humbjes në transfertën angleze kundër Arsenalit, është shumë i qetë dhe optimist se kualifikimin, skuadra e tij do ta sigurojë përpara tifozerisë verdhekuqe, në stadiumin që do të mirëpresë edhe finalen e sivjetshme të Ligës së Kampioneve. “Faktikisht nuk kemi shfaqur asgjë të mirë në Londër, ndërkohë që nga ana tjetër bëmë të pamundurën për të mbyllur ndeshjen. Gjithsesi, skuadra u rrit në pjesën e dytë, mirëpo në disa raste që krijuam për të shënuar, na mungoi ajo kthjelltësia që bën diferencën përpara portierit kundërshtar. Prapëseprapë nuk mendoj se ndërmjet nesh dhe Arsenalit ekzistojnë diferenca të mëdha, kështu që në ndeshjen e kthimit në ‘Olimpiko’ do jemi ne ata që do të drejtojnë lojën. Këto dy javë do të na shërbejnë edhe në rikuperimin e ndonjë të dëmtuari, por edhe të formës së lojtarëve si Toti, apo Pizarro, nga të cilët pres shumë herë më tepër nga ajo që paraqitën në ‘Emirates’. Besojmë tek kualifikimi dhe te forca e grupit tonë”, ka thënë Spaleti.