26 shkurt 2009

Francezi kërkon falje për shkaktimin e penalltisë

“Më vjen keq që humbëm në Londër ndaj Arsenalit, mbi të gjitha sepse humbja jonë u vendos nga një episod i shkaktuar prej meje. Po ja që të tilla gjëra janë pjesë e futbollit. Plus pastaj që Arsenali e meritonte më shumë se ne fitoren në këtë sfidë të parë”. Filip Mekses, mbrojtësi francez i Romës, ndihet disi i zhgënjyer nga paraqitja e të gjithë skuadrës, por premton se në Romë do të rishihet krejtësisht një skuadër tjetër. “Në ndeshjen e kthimit pres një skuadër më të karikuar. Duhet t’u tregojmë të gjithëve se paraqitja e dobët ndaj Arsenalit ishte thjesht një episod dhe se ne mund të shkojmë shumë lart në Ligën e Kampioneve. Finalja zhvillohet në stadiumin tonë dhe ashtu si ne, edhe tifozeria jonë kërkon të jetë e pranishme në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit evropian”, ka deklaruar mbrojtësi i Romës, Mekses.