26 shkurt 2009
Maxari: Në Ukrainë do të shkojmë vetëm për fitore
Sampdorias i duhet të përmbushë një detyrë të vështirë tani, të fitojë me çdo kusht në shtëpinë e ukrainasve të Metalist, pas asaj humbjeje me rezultatin 1-0 në Xhenoa. Por ajo çka ia vështirëson më shumë punën teknikut të saj, Valter Maxari, janë edhe mungesat e Kasanos dhe Pacinit. Megjithatë, kreu i pankinës së Sampit ka mjaft besim se skuadra e tij do mund të kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës UEFA. “Ne besojmë tek kualifikimi, ndonëse e dimë mirë që nuk do jetë e lehtë. Do përpiqemi të shënojmë menjëherë gjatë 20-30 minutave të para, e më pas të vulosim ndeshjen gjatë pjesës së dytë. Ata kanë treguar që janë një skuadër e fortë. E dimë mirë që në Ukrainë do na ndjekin shumë tifozë italianë, prandaj do bëjmë të pamundurën për t’i gëzuar ata”, ka premtuar tekniku i Sampdorias