02 shkurt 2009
Ramos gjen mesfushorin: Faubert më bën punë
Reali i Madridit ka zyrtarizuar ardhjen në huazim (me të drejtë blerjeje përfundimtare) të mesfushorit francez të Uest Hemit, Julien Faubert. Lojtari ka ardhur të luajë në Spanjë deri në fund të sezonit, për 1.5 milionë euro. Nëse pastaj madrilenët do të duan ta mbajnë edhe për 3 vite të tjera, duhet të shpenzojnë 6 milionë euro. Ky lajm është konfirmuar si nga mediat spanjolle, ashtu edhe nga faqet zyrtare të dy klubeve në internet. Faubert, 25 vjeç, mund të aktivizohet nga Reali si anësor i djathtë i mesfushës, pozicion për të cilin skuadra e Huande Ramosit ka pasur ekzigjencë të madhe. Kështu, merkatoja madrilene është e mbyllur.