26 shkurt 2009
Inzagi: Gol në UEFA për t’ia dedikuar Ançelotit
Sapo ndjen aromën e kompeticioneve evropiane, i pari që hidhet në sul është ai, “snajperi” i golave internacionalë, ose më saktë Super-Pipo Inzagi. Autori i 66 golave në këto kompeticione, Filipo Inzagi, shprehet i gatshëm dhe tepër euforik në prag të përballjes Milan-Verder: “Jam gati të shpërthej në këtë fund sezoni, e veçanërisht në një garë të tillë siç është Kupa UEFA”. I pyetur mbi protestat e tifozerisë kuqezi kundër teknikut të Milanit, Inzagi përgjigjet: “Ançeloti gëzon mbështetjen e klubit. Askush nuk e ka vënë re që kur shënova golin e parë ndaj Verderit shkova ta përqafoja menjëherë, - thekson ai. - Me të kam një raport fantastik. Edhe ndaj Verderit një gol do t’ia dedikoj vetëm atij”, ka premtuar sulmuesi kuqezi Inzagi.