26 shkurt 2009

Shkumbini-Besa shoqërohet me tension

Ndeshja mes Shkumbinit dhe Besës e vlefshme për çerekfinalet e kupës nuk ka kaluar pa tensione. Rezultatit 1-1 i janë bashkuar shumë kartona të verdhë dhe 2 të kuq të akorduara nga gjyqtari Lorenc Jemini. Jemini është detyruar disa here të ndërhyjë me kartona për të mos lejuar degjenerimin e mëtejshëm të situatës. Incidentet do të merren në shqyrtim në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës.Për sa i përket ndeshjes, peqinasit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 66-të me anë të Mustafajt. Besa barazoi në minutën e 82-të me Halitin. Ky barazim me gola favorizon shumë Besën për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Kavajë.