27 shkurt 2009

Benajun: Misioni ynë vazhdon

Izraeliti Josi Benajun, autori i golit të fitores në Spanjë, shprehet se mbrëmja e së mërkurës ishte një ditë historike për Liverpulin. Ndër të tjera, ai mendon se në ndeshjen e kthimit anglezët do të luajnë me kokën lart përballë një skuadre të frikshme përsa i përket emrit. “Sigurisht jam shumë i gëzuar që shënova në ‘Bernabeu’, por më e rëndësishmja është se fituam, - shpjegoi për faqen zyrtare të klubit mesfushori. - Jemi të gjithë të lumtur, pasi ishte rezultat fantastik për ne. Është ndjenjë e mrekullueshme, por duhet të mendojmë se kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur në ‘Anfilld’. Aty përfundon misioni ynë. Pas dy javësh do të futemi në fushën e lojës si favoritë për kualifikim dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mbrohemi mirë. Pas këtij rezultati kemi besim te vetvetja, megjithatë duhet të japim maksimumin tonë për të kaluar në çerekfinale”.....