26 shkurt 2009

Manini-Posancini, ndoshta vetëm gjobë

Të transformohet skualifikimi njëvjeçar në një ndëshkim administrativ, ose gjobë. Këtë shpreson dyshja e futbollistëve Manini-Pozancini nga gjykata sportive e Lozanës ku javën e ardhshme çështja e tyre do të diskutohet. Gjykata e sportit mund të pranojë që dy lojtarët kanë thyer një rregull (janë paraqitur me vonesë në kontrollin antidoping në përfundim të ndeshjes), por që testi i tyre ka rezultuar negativ dhe për këtë duhet që ndëshkimi të jetë më i lehtë.