28 shkurt 2009

Liverpuli ka shnasin të afrohet me Junaited

Liverpuli ka shansin të ngushtojë përkohësisht diferencën me Mançester Junaited këtë javë. Mançesteri, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të kundër Portsmuthit, nuk do ta zhvillojë këtë fundjavë, por, në datë 22 prill. Kështu, ndjekësi më i afërt, Liverpuli, do të provojë në transfertën e Midellsbrout të çojë në 4 pikë diferencën me udhëheqësit.Liverpuli do të luajë sot përballë Midellsbrout në orën 16:00. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez ndodhet në vendin e dytë me 55 pikë. Në këtë takim kjo skuadër vjen pas fitores së bujshme në “Bernabeu” përballë Realit të Madridit, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Ndërsa, Midellsbrou ndodhet në vendin e parafundit të Premier Ligës me 23 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.