27 shkurt 2009

Formula ‘6+5’ persekuton Premier Ligën

Çështja aktuale në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) mbetet nëse sugjerimi i presidentit Sep Blater për të zbatuar formulën 6+5 (6 titullarë të jenë lojtarë vendës dhe 5 të huaj) në të gjithë kampionatet është i domosdoshëm, apo i rrezikshëm? Sipas një studimi të bërë nga kompania mediatike “Sky Sports”, Premier Liga do të jetë e persekutuara e këtij rregulli 6+5, çka do të thotë se numri i lojtarëve të huaj në këto skuadra do të pakësohej ndjeshëm e si rrjedhojë, edhe niveli i lojës do të bjerë. Megjithatë, zërat e ditës së djeshme të çojnë në përfundimin se ky rregull, që pritet të miratohet për sezonin e 2010-‘11, do të tkurret në 4+7. Sipas “Sky Sports”, klubet e Premier Ligës do të jenë më të dështuarit, pasi 2/3 e lojtarëve të tyre janë joanglezë. Në këtë mënyrë, Premier Liga do të jetë më e kujdesshme në politikën e blerjeve dhe do t’u kushtohet më tepër rëndësi produkteve të akademive. Një gjë të tillë nuk e parapëlqen asnjë trajner i Premier Ligës, sidomos Arsen Vengeri, i cili në ndeshjen me Romën nuk kishte asnjë titullar vendës. Megjithatë, Venger nuk ndihet edhe shumë i kërcënuar, pasi akademia e tij sjell çdo vit emra të rinj, një ndër të cilët është edhe Teo Ualkot.....