27 shkurt 2009

‘Në Angli do jetë e pamundur’

Fantazisti holandez i Realit të Madridit, Arjen Roben, e sheh si kapitull të mbyllur Ligën e Kampioneve për këtë sezon, pasi ndeshja në “Anfilld” do të jetë tejet e vështirë dhe kampionët e Spanjës do ta kenë të pamundur përmbysjen e disavantazhit. “Të mërkurën ishte një ndeshje taktike, ku nuk u krijuan shumë raste të rrezikshme për shënim. Pësimi i një goli, në minutat e fundit, na e bën tepër të vështirë kualifikimin, pasi ndeshja e radhës do të jetë në Angli. Për një moment, gjatë 90 minutave të luajtura, mendova se rezultati përfundimtar do të shkonte 0-0. Mbase ky do të na interesonte të gjithëve, por si përfundim, na ndëshkuan. Tani na mbetet të marrim rezultat pozitiv në “Anfilld”, ku besoj se do të jetë një sfidë tepër delikate. Aty duhet të luajmë shumë shpejt dhe të tregojmë shumë kujdes në mbrojtje. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëjmë ballë Liverpulit”, tha Roben....