28 shkurt 2009

Tierri Henri do ta mbyllë karrierën në Barcelonë

Tierri Henri është rikthyer në formën e tij më të mirë tek skuadra e Barcelonës, që pas mbërritjes nga Arsenali. Ylli i futbollit francez ka deklaruar, menjëherë pas shënimit të golit kundër Lionit, se do të vazhdojë të luajë me Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm.Në një intervistë për gazetën katalanase “La Vanguardia”, Henri ka zbuluar disa nga planet e tij për të ardhmen, dhe ka folur për situatën tek Barcelona. Ai deklaron se në Barcelonë është shumë më ndryshe sesa tek Arsenali.“Është shokuese sepse duhet të jetosh këtu për ta kuptuar. Është Katalonje, dhe jo Spanjë, është një gjë krejt tjetër. E dua qytetin, pasi, që në muajin shkurt dielli ndriçon. Këtu jetohet dhe ushqehet mirë. Ky është një ndër tre apo katër klubet më të mëdha në botë, dhe është normale që dua ta mbyll këtu karrieren time”, deklaron Tierri Henri.