Preciozi del hapur: Meritojmë Championsin
Enriko Preziozi, duke lënë mënjanë supersticiozitetin dhe modestinë, ka komentuar sezonin e jashtëzakonshëm që po zhvillon Xhenoa e tij dhe për objektivat që ekipi mund të arrijë, ose e thënë ndryshe vendi i katërt në klasifikim që vlen paraeliminatoret e Champions Ligës. “Në këtë pikë kemi besim, - ka deklaruar numri një i kuqebluve. - Nuk kemi asgjë më pak në krahasim me skuadrat e tjera, që luftojnë për këtë objektiv. Përgjigja që kemi dhënë në fushën e Napolit na bën të ndihemi të gjithë më të qetë. Personalisht jam shumë i kënaqur”.