26 shkurt 2009
Milani kërkon kualifikimin në Kupën Uefa
Milani është i impenjuar sonte për ndeshjen e kthimit kundër Verder Bremenit pas barazimit të parë 1-1 në Gjermani. Ançeloti karikon futbollistët e tij duke e konsideruar këtë ndeshje të barazvlefshme me një të Ligës së Kampioneve. Ançeloti nuk do të ketë të gatshëm për këtë përballje të rëndësishme Ronaldinjon, dhe sulmin pritet t’ia besojë Patos dhe Inzagit. Dyshja do të mbështetet mbrapa nga Klaren Sedorf. I gatshëm për ekipin italian do të jetë pas shumë kohësh edhe Andri Shevçenko, i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli.David Bekam do të jetë në fushë që nga minuta e parë e takimit. Reparti i mesfushës do të jetë i plotësuar nga Pirlo dhe Ambrozini. Në mbrojtje do të jetë Favali, Zambrota, Maldini dhe Bonera.Ndeshja Milan - Verder është parashikuar të nisë në orën 20:45.