
Van der Vart, Roben dhe Shnaider, nuk janë aspak të kënaqur me aktivizimet e pakta të tyre nga trajneri i ri. Të njëjtin shqetësim ka edhe Faubert, i cili mbërriti në merkaton e janarit nga skuadra e Uest Hemit.
Ramos ka kritikuar mënyrën e lojës së Robenit, ndërsa për Faubertin ka deklaruar se atë e mban jashtë dëmtimi.
"Roben duhet ta harrojë fare lojën individuale në qoftë se mendon të jetë pjesë e ekipit. Me këtë lojë ai po largohet gjithnjë e më shumë nga grupi. Faubert është i lënduar, si mund ta aktivizoj unë atë në një gjendje të tillë?! Ndërsa, Van der Vart do t’i kuptoje gabimet që po bën me kalimin e kohës", deklaron trajneri i Realit të Madridit, Huando Ramos.