26 shkurt 2009
Vllaznia mposhtet nga Dinamo në “Loro Boriçi”
Vllaznia e Shkodrës ka pësuar një humbje të paparashikuar brenda në fushën e saj përballë Dinamos. Kryeqytetasit e drejtuar nga Shkelqim Muça arritën të fitonin me rezultatin 2-1. Kjo fitore i jep mjaft siguri ekpit kryeqytetas për të kaluar në gjysmëfinale.Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Vllaznisë me anë të kapitenit Vioresin Sinani. Dinamo do të barazonte në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Sefës. Golin e fitores për miqtë do ta shënonte Plaku në minutën e 70-të. Me këtë fitore Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në kryeqytet.