28 shkurt 2009

Arminia i rrëmben barazimin Këlnit "të fortë"

Arminia e Bielefeldit arriti të marrë mbrëmë një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Këlnit për javën e 22-të të Bundesligës. Këlni vinte tepër euforik në këtë takim, pasi, javën e kaluar mposhti Bajernin e Mynihut brenda në “Alianc Arena”. Vendasit e Këlnit ishin të parët që kaluan në avantazh pas 15 minutave lojë me anë të Petit. Armina do ta gjente barazimin pa përfunduar akoma pjesa e parë e takimit me anë të Katongos. Me këtë barazim Këlni arriti të ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e 10-të. Arminia ndodhet në vendin e 14-të me 20 pikë, po aq sa ka edhe Kotbusi i Ervin Skelës. Pesë takime të tjera të javës së 22-të të Bundesligës gjermane do të zhvillohen sot në orën 15:30, ndërsa, tre takimet e fundit do të zhvillohen nesër në oren 17:00.