27 shkurt 2009

Marseille kualifikohet falë penaltive

Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka arritur me shumë mund të kualifikohet për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pasi ishte më i saktë në penalti ndaj ekipit holandez Twente.
Francezët kishin pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në ndeshjen e kthimit në Holandë, ku kësaj here fitore shënoi ekipi i Canës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hatem Ben Arfa pas 24 minutash lojë, gol që çoi në gjuajtjen e penaltive. U deshën 16 penalti për të përcaktuar fituesin me Modeste M’Bami që shndërroi në fitore penaltinë e fundit (7-6). Lorik Cana, i cili nuk ka zhvilluar ndeshje që nga viti i kaluar për shkak të një lëndimi, bëri rikthimin duke luajtur në këtë përballje.Nga ndeshjet tjera, edhe ekipi tjetër francez PSG ka shënuar fitore 3-1 në fushë të ekipit gjerman Wolfsburg (ndeshja e kaluar 2-0 për francezët) duke u kualifikuar me lehtësi për në 16-shen e fundit. Befasuese ka qenë eliminimi i Aston Villas pas humbjes prej 2-0 në udhëtim tek CSKA Moska (rezultati nga të dy ndeshjes 3-1). Rezultatet e ndeshjeve tjera i gjeni në tabelën në anën e djathtë.