27 shkurt 2009

Bonjek i ashpër: Anglezët leksion italianëve

Tashmë është një italian me të gjitha efektet dhe, Zibi Bonjek, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për paraqitjen e bërë nga ekipet italiane në përballjen e trefishtë me skuadrat angleze në Champions Ligë. “Në përgjithësi, nëse mendoj për ndeshjet e Romës dhe të Interit, them se anglezët nga kanë dhënë një mësim të mirë. Dhe nëse italianet janë akoma në garë, nuk është meritë e kulturës futbollistike që ato kanë, por vetëm e fatit. Mançester Junajted dhe Arsenali kanë qenë më të përgatitur dhe kanë dominuar ndeshjet respektive. Nëse do të na ndihmojë fati, ndoshta skuadrat më të forta edhe mund të eleminohen, por për mendimin tim situata është shumë e vështirë, dhe kulaifikimi do të ishte shumë i rastësishëm”, ka deklaruar ish-sulmuesi polak i Juventusit Zibi Bonjek.