27 shkurt 2009

“Xhenoa do zonën Championsin”

Xhenoa tashmë synon Ligën e Kampionëve. Shoqëria e ka bërë të ditur këtë objektiv nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm, Fabricio Preciozi, i cili ka pranuar: “Objektivi ynë është Liga e Kampionëve dhe ne kemi vendosur të provojmë të bëhemi pjesë e këtij kompeticioni – ka deklaruar Preciozi për “Sky”. – Nuk u trembemi asnjërës prej skuadrave që do na duhet të përballemi”. Një ambicie, e cila mesa duket favorizohet edhe nga një ambient që ka premisa të qëndrojë i qetë për Xhenoan: “Nuk jemi nën presion – komenton drejtoi i përgjithshëm i skuadrës. – Tifozët tanë e kuptojnë fare mirë momentin që po kalojmë. Ne nuk jemi njësoj me skuadrat e mëdha, që janë të mësuara me disa lloj kufijsh”. Më pas, Preciozi ka theksuar se nuk ka asnjë rrezik që Xhenoa të humbasë Militon, edhe nëse nuk arrihet kualifikimi për Ligën e Kampionëve: “Nuk duhet të trembemi aspak për Militon, ne nuk kemi ndërmend ta largojmë atë. Ky argument nuk ka pse të diskutohet më, ai vetë e ka pranuar që ndihet mirë këtu”.