Balbo: Kam bërë një figurë të keqe
“Nuk egzistojnë kushtet për të qëndruar, më falni, por kam bërë një figurë të keqe”. Kështu Abel Balbo ka shpjeguar dorëheqjen e tij, të konfirmuar sërish, si trajneri i Trevizos. “Nuk është e vërtetë se lojtarët nuk më kanë dashur. Unë e njihja situatën e Trevizos, por sinqerisht jo deri në fund. Më falni, por do të largohem”. Përveç trajnerit, i thirrur për të zëvendësuar të larguarin Luka Goti, do të largohet edhe drejtori sportiv i klubit Xhuzepe Kanela.