28 shkurt 2009

Arsenalit nuk i lejohet asnjë hap tjetër fals

Arsenali do të përballet sot me Fulhamin në “Emirates Stadium” për javës së 27-të të Premier Ligës. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ndodhet në një pozicion të vështirë në kampionat, në vendin e pestë me 45 pikë, 6 më pak se Aston Vila e vendit të katërt. Me këtë renditje Arsenali nuk arrin të shkojë dot në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Fitorja në këtë ndeshje është një detyrë për skuadrën e Vengerit, e cila është larguar shum nga objektivat e sezonit. Arsenali në këtë takim vjen pas fitores 1-0 në mesjavë me Romën për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve. Ndërsa, Fulhami aktualisht renditet në vendin e tetë me 33 pikë. Takimi Arsenal-Fulham do të luhet në orën 16:00.