26 shkurt 2009

Luhen ndeshjet e kthimit për 1/16-at e Kupës Uefa

Kupa Uefa do të zhvillojë sonte ndeshjet e kthimit për 1/16-at e finales. Milani do të presë Verder Bremenin në "San Siro" pas barazimit 1-1 në Gjermani. Sampdoria do të jetë mysafire në fushën e Metalistit, ekip i cili arriti të fitonte 2-1 ndeshjen e parë në Itali. Fiorentina do të ketë një përballje të vështirë me Ajaksin në Amsterdam. Holandezët arritën të triumfonin 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Firence.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha ndeshjet bashkë me orarin e zhvillimit të tyre.
18:00 CSKA Moscow - Aston Villa
18:00 Metalist Kharkiv - Sampdoria
18:15 Hamburger SV - NEC Nijmegen
18:30 FC Twente Enschede - Marseille
19:00 Wolfsburg - Paris S.G.
19:30 Galatasaray - Bordeaux
20:45 AC Milan - Werder Bremen
20:45 Ajax Amsterdam - Fiorentina
20:45 Manchester C. - FC Copenhagen
20:45 Standard Liege - Braga
20:45 Stuttgart - Zenit St. Petersburg
20:45 Udinese - Lech Poznan
20:55 Saint-Etienne - Olympiakos Piraeus
21:00 Deportivo La Coruna - Aalborg BK
21:00 Tottenham H. - Shakhtar Donetsk
21:30 Valencia - Dynamo Kyiv