02 shkurt 2009
Bekham, në listën e UEFA-s
Devid Bekham edhe në mbrëmjen e djeshme ka qenë vendimtar për skuadrën e Milanit, por këtë herë, në mungesë të golit, dy krosimet e golave të Patos dhe Ambrozinit kanë qenë të tijtë. Një gjë e tillë e entuziazmon shumë Karlo Ançelotin, që ka vendosur ta shfrytëzojë deri në ditën e fundit mesfushorin anglez. “Devid Bekham është një lojtar i jashtëzakonshëm. Për këtë arsye nuk kisha sesi ta lija jashtë nga lista e UEFA-s. Edhe sot me krosimet e tij milimetrike e ka shtyrë skuadrën të shënojë. Devid Bekham do të luajë me ne edhe në Kupën UEFA, por kemi regjistruar gjithashtu, edhe Nestën e Gatuzon, Borielo mbetet jashtë, po ashtu edhe Emerson”.