02 shkurt 2009

“Xhenoa, më e mirë se ne në fushë”

Trajneri i Palermos, Davide Balardini, e ka cilësuar si të merituar fitoren e kundërshtarëve të Xhenoas në ndeshjen e djeshme. Ai është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij. “Xhenoa arriti të fitojë me meritë, pasi dominoi thuajse gjatë gjithë kohës. Ata ishin të vendosur dhe luajtën me një ritëm më të lartë se ne. Edhe në pjesën e parë ishin superiorë. E kërkuan golin dhe e arritën. Kurse ne nuk luajtëm si zakonisht, dhe kjo na kushtoi”, – tha Balardini. Përsa i përket riaftësimit të sulmuesit Fabricio Mikoli, ai bëri të ditur: “Të martën pritet të stërvitet normalisht. Do ketë gjithë javën përpara për të arritur një formë të mirë fizike”.