02 shkurt 2009

“Ishte ndeshja më e bukur e sezonit”

Gasperini i Xhenoas është shumë i kënaqur për fitoren, madje ka përgëzuar lojtarët, duke e cilësuar ndeshjen ndaj Palermos si më të mirën e sezonit. “Arritëm të zhvillojmë një ndeshje me të vërtetë të shkëlqyer. Palermo ishte shumë e shpejtë në sulm, mirëpo ne luajtëm me përqendrim të madh dhe këmbëngulëm gjatë gjithë kohës për të fituar. Ishte një fitore e rëndësishme dhe vazhdojmë të ruajmë me meritë vendin e katërt në renditje, i cili është paksa mbi synimet tona sezonale. Gjithsesi, jemi të gatshëm të japim maksimumin e të luajmë gjithmonë me një ritëm të tillë, për të ruajtur këtë pozicion”, – u shpreh trajneri Gasperini, pas fitores minimale të skuadrës së tij në ndeshjen e vështirë ndaj ekipit të Palermos.