01 shkurt 2009
“Tri klubet kryesuese janë të barabarta”
Sulmuesi i Çelsit, Nikolas Anelka, e sheh si të balancuar nivelin mes tri skuadrave kryesuese të Premier Ligës, por avantazhi që kanë “Djajtë e kuq” për shkak të zgjuarsisë dhe profesionalizmit të Sër Aleks Fergusonit. Sipas francezit, lojtarët janë të të njëjtit nivel si te Çelsi, ashtu dhe te Liverpuli e Mançesteri. “Junajtid nuk ka asgjë më të mirë se Çelsi apo Liverpuli, por Fergusoni me zgjuarsinë e tij, i bën që ata të jenë më të suksesshëm”, tha ai për “Sky Sports”, duke shtuar se në ndeshjen e sotme, Çelsi e ka të detyrueshme fitoren për të shpresuar te titulli. “Dështimi në marrjen e tri pikëve do të ishte katastrofë për pretendimet që kemi në këtë sezon. Nëse duam të jemi kampionë, titullin duhet ta kërkojmë sot”.