01 shkurt 2009
Skolari kërkon edhe vëmendjen e arbitrave
Pas 23 ndeshjesh në Premier Ligë, trajneri brazilian, Luiz Felipe Skolari, shprehet tepër i pakënaqur me gjykimi dhe sipas tij, Çelsi ka vështirësuar punën për fitimin e titullit për faj të tyre. Një ditë përpara ndeshjes me Liverpulin, përveç vëmendjes së lojtarëve të tij, ai kërkoi edhe vëmendjen e arbitrave për të mos shkaktuar probleme, që mund të jenë vendimtare për rezultatin. “Nuk kam problem me ndonjë arbitër konkret, por në përgjithësi gjykimi është shqetësues. Lojtarët e mi përpiqen t’i ndihmojnë arbitrat, por shumë herë janë ndëshkuar prej tyre me kartonë. Nëse shohim statistikat, do të vëmë re se deri tani nuk kemi marrë asnjë penallti dhe asnjëri prej kundërshtarëve tanë nuk është ndëshkuar me të kuq”, tha Skolari për “Mirror”.