01 shkurt 2009

Trajneri Balardini kërkon më shumë nga futbollistët e tij

Në prag të transfertës së Xhenoas, Balardini është shumë i qetë: “Ata janë shumë të fortë në shtëpi, por ne jemi shumë të vendosur. Duam të përsëritim paraqitjen e së mërkurë në ‘Olimpiko’. Përqendrimi, vendosmëria dhe loja do të jenë aspektet thelbësore në të cilat do të bazohet taktika jonë për të mundur kuqeblutë”. Pritet që kjo sfidë të jetë shumë e vështirë, sepse të dyja formacionet kanë shumë gjëra të përbashkëta: “Të dyja ekipet luajmë shumë. Kur përballen skuadra kaq të organizuara është gjithmonë shumë e vështirë për të luajtur”. Megjithatë, për Balardinin loja e shkëlqyer e Xhenoas nuk është aspak surprizë: “Edhe vitin e kaluar kanë luajtur shumë mirë dhe këtë vit me Militon, Ferrarin dhe Meston janë forcuar në mënyrë të dukshme. Megjithatë, jam shumë i kënaqur nga lojtarët e mi. Janë në gjendje të japin shumë”.