01 shkurt 2009
Prandeli këmbëngul për ruajtjen e pozicionit aktual
“Do të doja të isha tri ditë nga përfundimi i kampionatit, në këtë pozicion në klasifikim, në mënyrë që të kisha mundësi të arrija një rezultat të jashtëzakonshëm”. Trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli, ka sqaruar deklaratat që ka bërë pas ndeshjes Juventus-Fiorentina, në të cilat kishte treguar pikësynimet e reja të skuadrës së tij. “Pas tri sezoneve shumë të mira – ka shpjeguar Prandeli – përse të mos shpresojmë që mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë vit?! Ndërkohë, duhet të arrijmë tri ditë para përfundimit të sezonit në këtë pozicion, pastaj le të shohim se cilët do të kenë më shumë dëshirë dhe vendosmëri për të marrë rezultatin më të rëndësishëm”. Vjollcët do të përballen sot me Bolonjën dhe Prandeli i thur elozhe kundërshtarit të tij: “Sinisa do t’i bëjë të tjerët të flasin për të, ka ide dhe personalitet, prandaj do të doja t’i bëja komplimentet e mia”