01 shkurt 2009

Interi gjen Zidanin e ri

Me skuadrën e të rinjve të Interit është duke u stërvitur edhe organizatori 18-vjeçar, Alen Stevanoviç, i konsideruar si ylli i ri i futbollit serb. I lindur në Zyrih më 7 janar 1991, sulmuesi i ri, i cili është shumë afër marrjes së nënshtetësisë zvicerane, ka qenë shumë pranë transferimit në skuadrën e Torinos, marrëveshje e cila nuk është realizuar për shkak të ish-administratorit të Torinos, Antoneli. Sipas tij, futbollisti dhe shifra që është kërkuar për të, nuk janë në lartësinë e duhur për një lojtar të Torinos. Alen Stevanoviç shpeshherë quhet “Zizu” për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me ish-yllin e Kombëtares franceze, Zinedin Zidan.