Reali i Madridit ka lënë jashtë listës së lojtarëve për Ligën e Kampioneve futbollistin e ardhur në muajin janar, Klas Huntelar. Holandezi erdhi tek madrilenët për të zëvëndësuar të pafatin, Rud van Nilsteroi. Në listën e Ramosit për ndeshjet e evenimentit më të madh për klube në Europë është përfshirë i sapoardhuri tjetër, Lassana Diarra.
Reali i Madridit do të ndeshet për 1/8-at e Ligës së Kampioneve me skuadrën e Liverpulit. Prej vitesh madrilenët nuk e thonë fjalën e tyre në Ligën e Kampioneve, dhe kjo përballje me anglezët paraqet një rëndësi të veçantë. Reali është klubi që ka numrin më të madh të trofeve në këtë garë, plot 9 të tillë.