02 shkurt 2009

Fiorentina shpall listën për Kupën Uefa

Fiorentina shpall listën e futbollistëve me të cilët do të përballet me Ajaksin për Kupën Uefa 17 ditë përpara kesaj sfide. Drejtuesit e Fiorentinës publikuan mbrëmë 21 emrat e futbollistëve me të cilët ata pretendojnë të vazhdojnë rrugën drejt suksesit në këtë kupë. Vetëm tre futbollistë janë prurje të reja nga ajo me të cilën Fiorentina u paraqit në ndeshjet e grupeve për Ligën e Kampioneve. Comotto, Pasqual dhe Semioli kanë zëvëndësuar emrat e Pazzini, Osvaldo dhe Kuzmanovic.

Më poshtë do të paraqesim listën e plotë me emrat e futbollistëve me të cilët Fiorentina do të paraqitet në ndeshjet e Kupës Uefa të renditur sipas rendit alfabetik.

Avramov
Almiron
Comotto
Dainelli
Donadel
Frey
Gamberini
Gilardino
Gobbi
Jorgensen
Jovetic
Kroldrup
Melo
Montolivo
Mutu
Pasqual
Santana
Semioli
Storari
Vargas
Zauri