02 shkurt 2009

Bajerni merr ukrainasin Anatoli Timoshçuk

Mesfushori ukrainas Anatoli Timoshçuk është blerë nga skuadra e Bajernit të Mynihut për pjesën tjetër të këtij sezoni. Futbollisti ishte pjesë e Zenitit në kampionatin rus. Timoshçuk në kontratën e tij ka edhe një opsion për ta zgjatur atë në katër sezone. Futbollisti është pjesë edhe e përfaqësueses ukrainase.